Krimi monstruoz/ Vajza e viktimës mbron vëllanë, bën akuzën e tmerrshme për babanë

535
Vajza e viktimës Fejzo Aliaj, i cili u vra mbrëmjen e 22 dhjetorit nga i biri, ka thënë para Policisë, se i ati ishte maniak seksual.
Prokurori i çështjes ka qenë personi që e bëri të ditur këtë pjesë të dëshmisë ditën e djeshme në sallën e gjyqit. Megjithatë, ai u ndërpre nga gjyqtarja, e cila i kërkoi që të lexonte vetëm provat për të pandehurin dhe jo dëshmi rreth viktimës.
Gjithashtu, prokurori më herët lexoi edhe dëshmitë e të pandehurit dhe të nënës së tij. Të dy ata pohonin se Fejzo Aliaj ishte person i dhunshëm dhe se me Selmanin nuk sillej mirë.
Konfliktet, sipas tyre, nisën kur Fejzo vendosi të fejonte Selmanin kundër vullnetit të tij. Ky i fundit pretendon se i ati i ka thënë se nusen do ta ndanin bashkë dhe ndaj e qëlloi me çekiç pas koke.
“Selmani është fejuar me porosi të të atit, pa marrë pëlqimin e tij. Që nga ajo kohë, djali nuk ka qenë shumë mirë. Ai ka pasur konflikte me të atin si për fejesën, por edhe për gjëra të tjera. Në momentin kur ka ndodhur krimi, unë kam qenë brenda në banesë. Kam dalë që t’i thërras të dy për të ngrënë darkë, por nuk kam gjetur njeri në oborr. Kam tentuar t’i telefonoj, si Selmanin ashtu edhe Fejzon, por nuk më janë përgjigjur. Vetëm kur kam parë njollat e gjakut në oborr kam njoftuar Policinë”, ka thënë nëna në Polici.
Sigal