Krimi ka ngritur krye në Sarandë! Tritol Prokurorisë

411
Sigal

Përsëri  tritol. Përsëri  në  Sarandë. Vetëm  pak  kohë  pas  ndryshimit  të  orës, tritoli  ka përshëndetur  ndryshimin e orës (ishalla nuk është edhe ndryshimi i orës për policinë në zbulimin e krimit). Shpërthimi   i fundit  i  eksplozivit  tmerrues  për  qytetin  ka ndodhur  mëngjesin  e  së  dielës,  ndaj  një  oficeri  të  policisë  gjyqësore. Fatmirësisht,  vetëm  dëmtimi  i automjetit personal  të  oficerit. Mendojmë  se  ky  ka qenë  edhe vetë  qëllimi i autorëve, për  të nxjerrë jashtë loje këtë shërbim të shtetit. Policia punon, ashtu siç ka punuar për dhjetëra raste tritoli në këtë qytet dhe rezultati dihet, por opinioni publik shprehet tek bashkëpunimi i policisë me persona  të kontingjentit keqbërës. Saranda brenda dy muajsh është kthyer në një qytet problematik: Shpërthime tritoli në godina biznesi, në automjete, vrasje njerëzish, plagosje të rënda, vjedhje banesash e njësive tregtare dhe….mos zbardhje të autorëve. Terrori i Sarandës, si në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë, ka domethënie, por askush nuk e vë dorën në zjarr! Kush e ka radhën?! Prokuroria është e dyta herë që hidhet në erë, policia (oficerët) e disata herë. Asnjë gjë që të tregohet se terrori do ketë përfundim. Jo. Krimi dhe terrori vepron, derisa policia e shtetit është e paaftë, për të mos thënë, që është e inkriminuar me botën e krimit të organizuar.