Krimi i rëndë në Vlorë, dalin detaje të reja

488
Një ditë pas vrasjes së dyfishtë në Gjorm të Vlorës, policia ka zbardhur të tjera detaje. Burimet bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 gëzhoja, çka le të kuptohet se Artion Shenaj ka qëlluar me breshëri ndaj Mariglen Memës.
Por si ka ndodhur ngjarja që solli kete krim të rëndë me humbjen e jëtve të dy përsonave. Mes dy të rinjve ka nisur një sherr në lokalin e fshatit Gjorm. 31 vjeçari ka marrë një armë tip kallashikov dhe është kthyer në lokal duke goditur me breshëri mbi trupin e 35 vjeçarit.
Më pas është larguar dhe në afërsi të shtëpisë së xhaxhait i ka dhënë fund jetës duke e qëlluar me po të njëjtën armë
Ndërkohë burime nga policia sqarojnë ëdhe të kaluaren e viktimave dhe se kush ishin ata. Burime nga Policia ka konfirmuar se 35 vjeçari Mema rezultonte me precedent penalë për trafik droge në Greqi ku jetonte prej vitesh.
Meta ishte kthyer për festat e fund vitit dhe do të rikthehej në Greqi.
Ndërkohë edhe Shehaj mësohet se ishte me precedentë penalë për një grabitje në Belgjikë. Ai ishte rikthyer në Shqipëri.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, nuk ka ende detaje rreth rrethanave apo shkaqeve të krimit të rëndë.
Sigal