Krimi i dyfishtë në Vlorë, Policia: Autori u vetëvra në banesën e xhaxhait të tij

547
Policia e Vlorës jep versionin zyrtar për krimin e rëndë që tronditi fshatin Gjorm në Vlorë, kur Artion Shenaj qëlloi me kallashnikov shokun e tij Mariglen Memaj. Sipas policisë, autori pas krimit është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri.
Informacion paraprak
Në fshatin Gjormë në një lokal shtetasi A.Sh., rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur shtetasin M.M., 35 vjeç dhe më pas është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri.
Shërbimet policore janë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sigal