Krimi i dyfishtë në Gjirokastër, fqinja: Apostoli vuante nga zemra, s’e besoj që i vrau ai

593
“Apostoli vuan nga zemra dhe ishte shumë rëndë. Nuk besoj se e ka bërë ai këtë krim”. Kështu rrëfen në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ një nga fqinjat e çiftit Aleko Kosta dhe Afërdita Kosta, që u ekzekutuan dje me armë zjarri nga kushëriri i tyre, Apostol Kosta. E moshuara, e cila nuk ka dashur që të identifikohet, pohon se Apostol Kosta vuante nga zemra dhe nuk ishte mirë fizikisht, për të kryer këtë akt kaq të rëndë që ka si motiv konfliktin e pronësisë.
Ajo hedh dyshime që krimin mund ta ketë kryer dikush tjetër. Ndërkohë, një tjetër fqinje, tregon për ‘BalkanWeb’ se mëngjesin e ditës së djeshme, autori i dyshuar, Apostoli, kishte shkruar në banesën e çiftit dhe kishte debatuar me ta.
Unë dëgjova që ata po bënin debat që në mëngjes dhe Apostoli u tha: ‘Jo vendim gjyqësor të keni ju, por unë murin nuk e prish’. Kurse ata i thanë: ‘S’ke punë me ne’. Më pas Apostoli shkoi në shtëpi, mori armën dhe u gjuajti.”, rrëfehu fqinja.


Sigal