Krime dhe ndëshkime

389
Sigal

 

Sarandë Ish-polici nga Saranda, i kërkon marrëdhënie seksuale 12-vjeçares

 

Një ish-punonjës i policisë së Sarandës ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur. Burime zyrtare bënë me dije, se Ylli Hasani, 55-vjeç banues në qytetin bregdetar, dyshohet se më datë 28 nëntor i ka kërkuar një 12-vjeçareje të kryenin marrëdhënies seksuale kundrejt pagesës. Sakaq, policia po vijon hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Sipas njoftimit të policisë, në datën 30.11.2016 u ndalua shtetasi Y. H, vjeç 55, banues në Sarandë, pasi në datë 28.11.2016, i ka kërkuar për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një shtetaseje të mitur, vjeç 12, banuese në Sarandë. Neni 108/a/4 i Kodit Penal.

Tiranë, aksioni policor “Kodrina” sekuestron 50 kg kanabis

  

Një sasi prej 50 kg kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Kodrina”. Në pranga përfundoi 49 vjeçari Fatmir Halili, banues në Tiranë.

Policia sqaron se lënda narkotike është gjetur në banesën e 49 vjeçarit të arrestuar, e cila ishte e ndarë në disa thasë. Më konkretisht, policia ka sekuestruar përveç thasëve edhe 9 pako të paketuara me letër natriban, disa degë bime të dyshuar kanabis-sativa me peshë të përgjithshme 50 kg.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Krujë, kapen trafikantët e eksplozivit “C-4”


Policia e Qarkut të Durrësit dhe aksesorë ndihmës si detonatorë e fitila zjarr-përcjellës duke arrestuar dy të rinj. Gjithashtu është sekuestruar një sasi eksplozivi dhe mjetet e tyre. Burime zyrtare bëjnë me dije se Specialistët e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Qarku i mbyllur”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: Alfred Gurra 26 vjeç banues në Krujë; Drini Lika 35 vjeç banues në Krujë, me precedentë në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje në Itali. Operacioni u zhvillua në zonën e Krujës, pasi personat e mësipërm do t’ia shisnin lëndën eksplozive, kapsollat detonatorë dhe fitilin zjarr-përcjellës një grupi tjetër kriminal. U sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 40 kallëpe eksplozivë C4; 100 kapsolla detonatorë; 43 metër fitil “zjarr-përcjellës”; automjeti tip “Mitsubishi” me targa LA7607 A; automjeti tip “Benz” me targa AA 888 Ç. Vijon puna hetimore dhe gjurmuese në zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i armëve, municioneve dhe lëndëve plasëse” në bashkëpunim.

Pogradec, autoboti i mbushur me gaz përmbyset në Qafë Thanë

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugën nacionale Elbasan-Korçë ditën e sotme, ku një autobot i ngarkuar me gaz ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur pak kilometra larg Qafë Thanës, ku autoboti dyshohet se ka rrëshqitur  si pasojë e ngricave dhe akujve të krijuar në rrugë. Drejtuesi i mjetit ka arritur të hidhet nga kamioni, sapo ai ka nisur të përmbyset, duke marrë disa lëndime në trup, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën duke bllokuar edhe rrugën dhe mbajtur larg automjetet e tjera, pasi i tremben ndonjë shpërthimi të gazit.