Krim në Tiranë, burri mbyt gruan dhe më pas telefonon policinë

491
Një krim i rënda ka ndodhur në familje, këtë herë në fshatin Shëngjergj në Tiranë, ku burri ka mbytur gruan dhe pasi ka kryer krimin ka njoftuar policinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 19:30 në fshatin Shëngjergj, ku Shkëlqim Disha ka mbytur bashkëshorten e tij Resmie Disha 31 vjeç nga Librazhdi.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi, ndërsa policia ka shkuar menjëherë ne vendin e ngjarjes duke arrestuar edhe autorin. Pas marrjes në pyetje të Shkëlqim Dishës pritet të zbardhet edhe shkaku u vërtetë i krimit.
Sigal