Krim në familje në Prishtinë, burri vret gruan me armë zjarri më pas veten (Foto)

973
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa minutave në lagjen “Kolovica” në Prishtinë.

Dyshohet se një burrë i moshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij, të cilën e ka lënë të vdekur dhe më pas ka vrarë edhe veten, raporton Gazeta Express.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë burrin të vrasë gruan dhe më pas veten. Forca të shumta të policisë së Kosovës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
vrasja2_1529407278-4455537
5yn