Krim në familje në Patos, plagos nipin me thikë, pranga 43-vjeçarit (Emri)

530
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Zharrës të Patosit, ku një 43-vjeçar ka plagosur me thikë nipin e tij të mitur.
Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se Gentjan Asllani akuzohet se ka goditur me mjete të ftohta 14-vjeçarin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Gentjan Asllani, 43 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Zharrëz, për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë në supë nipin e tij 14 vjeçar i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 Kodit Penal.
Sigal