Krim në familje në Elbasan, 35-vjeçari plagos me thikë vëllain dhe kunatën

621
Një krim i rëndë në familje ka tronditur Elbasanin, ku një 35-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain dhe kunatën e tij.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka përfunduar Altin Illiu, ndërsa akuzohet se ka goditur me thikë vëllain e tij shtetasin G.I., 43 vjeç dhe kunatën e tij shtetasen M.I., 39 vjeçe. Të njëjtat burime sqarojnë se shtetasi me inicialet G.I., ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij, shtetasja M.I, pasi ka marrë mjekim është larguar për në banesë.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Altin Illiu, 35 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, në banesë pas një konflikti të momentit me familjarët ka goditur me thikë vëllain e tij shtetasin G.I., 43 vjeç dhe kunatën e tij shtetasen M.I., 39 vjeçe.
Shtetasi G.I., ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën ndërsa bashkëshortja e tij shtetasja M.I, pasi ka marrë mjekim në spitalin Kirurgjik Elbasan është larguar për në banesë. Grupi hetimor gjatë kontrollit të banesës ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materilale thikën me të cilën Altin Illiu goditi vëllain dhe kunatën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.
Sigal