Krim i rëndë – Tiranë, gruaja e ve gjendet e vdekur dhe e lidhur këmbë e duar

420
Një grua e moshuar është gjetur e vdekur në banesën e saj dhe e lidhur me këmbë dhe duar.

Policia e Tiranës informoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërzhitë, pak km larg Tiranës, ku është gjetur e vdekur shtetasja me iniciale F.N, 74 vjeçe.

“Nga këqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore. Nga informacionet e marra kjo shtetase jetonte e vetme (e ve)”, sqaron policia.

Policia thotë se kufoma do të dërgohet pranë IML për kryerjen e autopsisë nga mjeku ligjor. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal