Krim brenda familjes, djali vret babain dhe nënën në Durrës

81
Qyteti bregdetar i Durrësit është tronditur mëngjesin e sotëm. Një djalë ka vrarë babain dhe nënë e tij. Ngjarja ka ndodhur në Xhafzotaj.
Mësohet se policia po shkon menjëherë drejt vendngjarjes për zbardhjen e situatës. Dyshohet se djali i cili kreu aktin e tmerrshëm është me të meta mendore.

Burime e mbrëndshme bëjnë me dije se i riu i ka vrarë prindërit brenda në banesë me armë zjarri. Kur është arrestuar, autori ka qenë në gjendje të dehur. Ndërkohë është shoqëruar në rajon për t ‘u marrë në pyetje nga policia e Durrësit.