Kreu vrasje në ’95-n, shqiptarin në Greqi e arrestojnë kur nuk e priste

618
Një shqiptar i kërkuar për vrasje është arrestuar nga policia greke në vendin fqinj.
Edhe pse kishte kaluar shumë kohë që nga koha kur kreu krimin, 43-vjeçari u arrestua në momentin që më pak e priste.
Sipas mediave greke, shqiptari 43-vjeçar kërkohej prej 22 vitesh për vrasje. Shqiptari u paraqit mëngjesin e së premtes në Komisariatin e Irakleos në Kretë për të bërë një dokument garancie ku nënshkruante pritjen e babait të tij në Greqi.
Por nga kontrolli polcor zbuloi se ai kërkohej nga Interpol Tirana për një vrasje të kryer në vitin 1995 në Shqipëri.
Sigal