Kreu i SHISH 60 minuta në zyrën e Kryeprokurorit Llalla, burimet: Priten zhvillime

592
Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika ka qenë sot në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Burime konfidenciale bëjnë me dije se takimi mes kreut të SHISH dhe Llallës ka zgjatur rreth 60 minuta, por nuk dihet se çfarë është biseduar mes tyre.
Megjithatë burime të rezervuara bëjnë të ditura se në orët në vijim mund të ketë zhvillime por pa saktësuar se çfarë zhvillimesh.
Kujtojmë se një ditë më parë nga policia italiane u shkatërruar një grup kriminal i trafikut të drogës mes Shqipërisë e Italisë, në krye të të cilit qëndronte Moisi Habilaj, i akuzuar për lidhje me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Mediat italiane po ashtu publikuan edhe pjesë nga përgjimet e policisë së vendit fqinj të trafikantëve.
Sigal