Kostandin Xhuvani kërkoi ulje të dënimit, Apeli lë në fuqi vendimin me 35 vite burg

466
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë, për dënimin me 35 vite burg për Kostandin Xhuvanin. Djali i ish-deputetes së Partisë Socialiste, bëri ankim ndaj vendimit të gjykatës, që e dënoi me 35 vjet burg për vrasjen e katër personave në Tiranë, dhënë më 10 mars të këtij viti, por kërkesa e tij është hedhur poshtë nga Apeli.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në dëm të Edison Jahos, Enea Xhajit, Arbër Demirajt dhe Xhanpaolo Azzolo në ngjarjen e 4 nëntorit 2014, në një lokal nate te Rruga e Elbasanit.

 Për shkak të gjykimit të shkurtuar, djali i ish-deputetes i shpëtoi burgut përjetë, pasi gjykata e zbriti ndëshkimin në 35 vjet heqje lirie. Xhuvani kërkoi një masë dënimi më të butë duke e argumentuar këtë kërkesë me faktin se të gjitha veprimet e tij janë kryer pa dashje, pa vullnet dhe pa ndërgjegje, për shkak se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe të drogës.
Sigal