Kosovari vdes nga ataku në zemër, arrestohet ‘mjeku’ që e vizitonte

502
Sokol Mehmeti, 34 vjeçar nga Gjilani, ka vdekur para disa ditësh nga sulmi në zemër.

Sipas burimeve të gazetës KOha.net ai ka kryer vazhdimisht kontrolle te “mjeku”, Shaqir Hajdari. Por Hajdari as nuk ka pasur licencë të punës e sipas hetuesisë nuk posedonte as diplomë të Fakultetit të Mjekësisë. Në të njëjtën ditë kur është varrosur 34 vjeçari është arrestuar edhe Hajdari, shkruan sot Koha Ditore.

Arrestimin e ka konfirmuar për gazetën kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

“Po, është e vërtetë që është arrestuar ky person. Fillimisht është arrestuar për ndërlidhje me vdekjen e një 34 vjeçari, por po hetohet edhe për elemente të tjera”, ka thënë ai.

Gazeta ka kontaktuar me familjen e të ndjerit, por ata nuk kanë dashur të flasin rreth asaj çfarë ka ndodhur.
Sigal