Kosovari iu merr nga 800 € për punë në Austri, mashtrohen 8 qytetar nga Lezha

396
Një qytetar kosovar është shpallur në kërkim nga policia shqiptare pasi ka mashtruar 8 qytetarë nga Lezha duke u thënë se do t’u gjente punë në Austri. Në komisariatin e Lezhës janë kryer 8 denoncime për të njëjtin person me iniciale K.Gj., 42 vjeç.
Sipas burimeve policore tetë personat që kanë kryer denoncimin i kanë transferuar 800 euro emigrantit kosovar në Zvicër pasi u kishte premtuar se do t’u gjente punë me kontratë të rregullt.
Janë dashur katër muaj që këta qytetarë të kuptojnë se janë bërë pjesë e një mashtrimi duke humbur paratë e tyre. Ata kanë bërë denoncimin në polici dhe pas marrjes së këtyre denoncimeve, Sektori për Krimin Ekonomiko-Financiar Lezhë, ka filluar procedimi penal dhe ka bërë shpalljen në kërkim e shtetasit nga Kosova.
Sigal