Korruptoi policin me 50 euro, pranga 60-vjeçarit të shpallur në kërkim

496
Një 60-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për korrupsion. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Ramadan Hoxha, banues në Muhurr, i cili në 22 prill te vitit 2015 ishte arrestuar në flagrancë duke i dhënë 50 euro punonjësit të Pikës së Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit, me qëllim që të kalonte drejt Italisë.
NJOFTIMI I POLICISE
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Dibër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Ramadan Hoxha, 60 vjeç, banues në Muhurr, Dibër. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me vendimin nr.800, datë 16.09.2015 të Gjykatës Durrës është dënuar me 4-muaj burg për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 të Kodit Penal. U njoftua DVP Tiranë pasi personi në kërkim ka qenë për llogari të kësaj Drejtorie.
Sigal