Korrupsioni, pavarësia dhe integriteti në sistemin e drejtësisë

649
Sigal

Publikohen të dhënat e sondazhit 2012. Gjyqtarët mbështesin ministrin e Drejtësisë

Në këtë anketim morën pjesë 58 për qind e gjyqtarëve ose 177 të tillë prej 305 që janë gjithsej në gjykatat e shkallës së parë ose 47 për qind nga 380 gjyqtarë që janë gjithsej në të dy shkallët e gjyqësorit. Rreth 35 për qind e gjykatësve të anketuara trajtojnë çështje penale, ndërsa 45 për qind zhvillojnë çështje civile. Rreth 60 për qind e gjykatësve janë meshkuj ndërsa 40 qind janë femra. Përzgjedhja përfshin gjykata nga të gjitha zonat dhe kategoritë e qyteteve, pra prej gjykatave të vogla dhe në deri tek ato të qyteteve të mëdha. Rreth 38 për qind e të anketuarve kanë pasur një histori promovimi ndërsa afro 62 për qind nuk kanë pasur raste promovimi.

KORRUPSIONI NË SISTEMIN GJYQËSOR

Të anketuarit kanë dhënë mendimin e tyre rreth gjyqësorit në Shqipëri duke ndarë përgjigjen mes alternativave nëse gjyqësori është i korruptuar; nëse nuk është i korruptuar; korrupsioni është vetëm perceptim dhe qëndrimit neutral ndaj pyetjes. Rreth 25 përqind e të anketuarve deklarojnë se gjyqësori në Shqipëri është i korruptuar ose qëndrojnë neutral ndërsa 58 thonë se ai është vetëm perceptim ndërsa vetëm rreth 18 për qind deklarojnë se gjyqësori nuk është i korruptuar.

PAVARËSIA E SISTEMIT GJYQËSOR

Lidhur me pavarësinë e sistemit gjyqësor, të anketuarit janë shprehur se ai është pjesërisht i pavarur nga politika në masën 50 për qind, është i varur nga politika në 7 për qind ndërsa është i pavarur prej saj në masën 33 për qind. Rreth 10 për qind e tyre nuk janë shprehur lidhur me raportin e gjyqësorit me politikën.

KËRKESA PËR FAVORIZIM NË PROCESIN GJYQËSOR

Pagesa në këmbim të favorizimit në procesin gjyqësor për gjyqtarët është si vijon sipas anketimit: rreth 60 për qind e tyre deklaruan se nuk kanë pasur oferta për tu paguar në këmbim të ndryshimit të vendimit të gjyqit si favorizim për një palë ndërsa mbi 30 për qind kanë pasur oferta të tilla. Rreth 10 për qind kanë hezituar të përgjigjen në këtë pyetje.

NDËRHYRJET NË PROCES

Pyetjes se nga kanë ardhur ndërhyrjet për favorizime në procesin gjyqësor, vetë gjyqtarët janë përgjigjur si më poshtë: 5 për qind e tyre kanë thënë se kanë pasur ndërhyrje nga zyrtarët e qeverisë, afro 5 për qind nga anëtarë të Parlamentit, 4 për qind nga zyrtarë të presidencës, 31 për qind nga avokatët, 16 për qind nga zyrtarë të pushtetit lokal dhe 40 për qind nga individë të tjerë.

PAGAT NË GJYQËSOR

Gjyqtarët e anketuar në përgjithësi janë të pakënaqur me pagën: 72 për qind e të anketuarve thonë se janë të pakënaqur me pagesën, paksa të kënaqur janë vetëm 14 për qind ndërsa të kënaqur 7 për qind.

SIGURIA NË PUNË

Numri i gjyqtarëve që konsiderojnë se janë të pasigurtë në vendin e punës është i konsiderueshëm. Rreth 38 për qind thonë se janë të pasigurtë përkundrejt 18 për qind që deklarojnë të kundërtën. Ndërkaq 37 për qind ndihen paksa të sigurt.

PSE DËSHTOJNË OSE SHTYHEN PROCESET GJYQËSORE?

Më kryesorja është mungesa apo ndërhyrjet e avokatëve në masën 28 për qind, më pas mungesa e dëshmitarëve e cila pengon një zhvillim normal të procesit në masën 23 për qind, nga mungesat në ligj në masën 20 për qind. Por gjyqtarët renditin edhe arsye të tjera si mungesa e infrastrukturës në masën 10 për qind, mungesa në profesionalizmin e prokurorëve në 8 për qind dhe të gjyqtarëve në masën 3 për qind. Tetë përqind kanë zgjedhur arsye të tjera përveç këtyre që ishin përfshirë në pyetje.

VLERËSIM PËR GJYKATËN E SHKALLËS SË PARË

Gjyqtarët deklarojnë në masën 44 për qind se ajo ka cilësi të lartë të gjykimit dhe po aq mendojnë se ka nivel të mjaftueshëm të gjykimit, ndërsa vetëm afro 3 për qind thonë se ka nivel të ulët të gjykimit.

KORRUPSIONI NË MJEKËSI

Për pyetjen se “A keni paguar kur keni marrë një shërbim mjekësor”, gjyqtarët përgjigjen “po” në masën 24 për qind, nuk kanë paguar 45 për qind e tyre dhe ndonjëherë 20 për qind.