Korrierin shqiptar e tradhton zëri, kapet me 3.5 kg drogë në Bari

361
“Nuk kam asgjë për të deklaruar”, kjo ishte përgjigja e shqiptarit kur u pyet nga doganierët në Bari gjatë një kontrolli të zakonshëm. Por, zëri i tij dhe nervoziteti e tradhëtuan.
28-vjeçari i mbërritur në port me traget dhe me një makinë “Renault” iu nënshkruar një kontrolli të kujdesshëm.
Nga kontrolli në makinën e shqiparit u gjetën 12 pakoka me heroinë me një peshë totale prej 3.5 kg. Droga ishte fshehur poshtë sediljes së pasme të automjetit. 
Sigal