Korrier i kokainës, si u arrestua taksisti në Tiranë (Emri)

539
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes në doza të vogla i lëndëve narkotike të forta, ndërsa në pranga ka rënë Klaudian Sina. Në kuadër të operacionit antidrogë i koduar “Taksisti”, 38-vjeçari akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla të llojit Kokainë.
NJOFTIMI I POLICISË
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla të llojit Kokainë. Personi i arrestuar shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për shpërndarjen e lëndës narkotike, ku u kap në flagrancë në rreth-rrotullimin e një qendre tregëtare.

Lëndën narkotike e shpërndante në zonën e Saukut dhe atë të Tiranës së Re. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 25 doza Kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuar dhe finalizuan me sukses operacionin “Taksisti”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

Klaudian Sina, 38 vjeç lindur në Peqin dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë. Shtetasi i lartpërmendur u kap në flagrancë në rreth-rrotullimin e nje qendre tregetare në këto rrethana:

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Klaudian Sina, me mjetin tip Ford Focus me targa AA 782 EA, shpërndante lëndë narkotike të llojit Kokainë në doza të vogla në disa zona në Tiranë, menjëherë është organizuar puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, ku në rreth-rrotullimin e “TEGUT”, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin në drejtim të së cilit ishte shtetasi Klaudian Sina si dhe katër pasagjerë të cilët kishin marrë si taksi.

Gjatë kontrollit të automjetit në sediljen e pasme mbrapa pasagjerit të parë, në ndarjen midis sediljes ulëse dhe asaj mbështetëse janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 paketime plastike të mbyllura me djegie, brenda se cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë, si dhe nje facolet brenda së cilës kishte 10 paketime plastike të mbyllura me djegie ku kishte material pluhur të dyshuar lëndë narkotike të llojit Kokainë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 automjet dhe 2 telefona celularë. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga neni 283 i Kodit Penal.


Sigal