Korçë, vodhi një banesë, pranga 21-vjeçarit

468
Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi dyshohet se ka vjedhur një banesë. Mësohet se është kapur Joan Cigare, 21 vjeç, banues në Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. 
Deklarata e policisë: 
Specialistët e Seksionit për Krimet, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim :
Joan Cigare, 21 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas në datë 04.07.2016, në lagjen nr 7 në Korçë, ka vjedhur në banesën e shtetasit E.B, 31 vjeç, disa dokumenta të ndryshme (për të cilat ky i fundit, ka bërë kallëzim në Komisariat)
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Sigal