Korçë/ Vjedhje, armë e drogë, arrestohen 3 persona

521
Tre persona janë arrestuar pasi janë kapur duke vjedhur në bashkëpunim një automjet tip BMW X5. Burime nga policia thanë se pas kontrollit në banesat e dy prej tyre, u gjetën municione dhe lëndë narkotike.
Policia bëri me dije se të arrestuar janë: Kledi Nallbati, 20 vjeç, Eraldo Muçelli, 28 vjeç,. Xh .M, 17 vjeç, të tre banuesa në fshatin Vreshtas-Korçë. Arrestimi i tyre u bë pasi, dje në lagjen nr 15, në Korçë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kapën në flagrancë, nga Shërbimet e Policisë, duke vjedhur , një automjet tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit A.K, banues në këtë lagje.
Në vijim të punës në lidhje me këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Eraldo Muçelli, iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 3(tre) fishekë pistolete, të kalibrit 7.62 mm. Si edhe gjatë kontrollit fizik, por edhe në banesën e shtetasit Xh.M, iu gjet e sekuestrua 13 gr (farë) si edhe 53 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Materialet në ngarkim të shtetasve, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.
Sigal