Korçë/ Tentoi të vriste dy persona, arrestohet 21-vjeçari

453
Një shtetas 21-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare e Kapshticës pasi akuzohet se ka kryer një tentativë vrasjeje ndaj dy të rinjve. Burime nga Policia e Korçës thanë se shtetasi F.GJ dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të një automjeti tip “BMW”, me të cilën udhëtonin dy shtetasit e rinj nga Tirana, S.S 18vjeç dhe Se.S21 vjeç. Policia sqaron se 21-vjeçari ka tentuar të largohej nga Shqipëria, në momentin që është ndaluar në kufi.
Sigal