Korçë, tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, arrestohet 45-vjeçari

457
Policia Kufitare, arreston në flagrancë një shtetas i cili tentoi të kalonte ilegalisht kufirin dhe posedonte kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara. Në pranga ka rënë shtetasi Zenel Çeno, 45 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi, dje ky shtetas u kap nga patrulla e kufirit, mbi fshatin Vërnik, Devoll, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin, për në shtetin Grek. Gjatë kontrollit personal të ushtruar këtij shtetasi, iu gjetën të fshehura rreth 1518 Euro, 420 (Euro) prej të cilave, dyshohen të jenë kartëmonedha të falsifikuara.
Gjithashtu Zenel Çeno, rezulton shtetas i shpallur në kërkim nga Prokuroria Berat, pasi për këtë të fundit, është lëshuar urdhër ndalimi më datë 22. korrik 2016, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Sigal