Sigal

Një person është vrarë me armë zjarri në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në periferi të qytetit në një zonë tejet të banuar. Mësohet se viktima, mashkull rreth të 30-ave ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Korçës, ku po transportohej menjëherë pas ngjarjes. Dyshohet se para ngjarjes, ka patur sherr në një lokal mes viktimës dhe autorit.

Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes në periferi të qytetit të Korçës, të cilat po punojnë për zbardhjen dhe identifikimin e rrethanave të ngjarjes.