Korçë, sherr me thika, plagosen dy kushërinj

471
Dy kushërinj kanë mbetur të plagosur pasditen e kësaj të marte në qytetin e Korçës, pasi janë përleshur me armë të ftohta me dy persona të tjerë. Burime policore lokale bëjnë të ditur se, kushërinjtë, të identifikuar me inicialet M.B dhe K.B, përkatësisht 28 dhe 30 vjeç, janë zënë për motive të dobëta me dy vëllezër. Këta të fundit, moshatarë me të lënduarit, janë ndaluar nga uniformat blu, shtojnë më tej burimet policore.
Sigal