Korçë, sekuestrohen nga policia 30 700 euro të falsifikuara, arrestohet një person

477
Një 28-vjeçar nga Pogradeci është vënë në pranga ditën e sotme, pasi iu gjetën në makinë 30 700 kartëmonedha Euro, të dyshuara të falsifikuara. Sipas policisë së Korçës dyshohet se këto para do të shërbenin si parapagesë për blerjen e një sasie lënde narkotike.
Ndalimi i tij u bë i mundur gjatë operacionit të koduar “Dorëzimi”, të realizuar nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
“Arrestimi i shtetasit Gentian Oshafi, 28 vjeç, banues në fshatin Blacë, të rrethit Pogradec u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në fshatin Lozhan, gjatë kontrollit të automjetit tip “Fiat” me targa AA 455 GH, që ky shtetas drejtonte, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale :
A- 30700 kartëmonedha Euro, të prerjeve 100 dhe 200 Euro, të dyshuara të falsifikuara.
B- 1 automjet.
C- 2 aparate celulare.
D- 1 pasaportë.
Sqarojmë se, ky shtetas, shumën me kartëmonedha Euro, të dyshuara si të falsifikuara, dyshohet se do ta përdorte si parapagesë, për blerjen e një sasie lënde narkotike.
Shtetasi Gentian Oshafi, këtë shumë, e kishte vendosur, në një çantë të vogël personale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Falsifikim i monedhave ” parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.
Sigal