Korçë, ryshfet për punësim në arsim 1.6 vite burg ish-truprojës së Nikollës

425
KORCE – Një vit e gjysmë burg ka dhënë gjykata e Korçës gjatë ditës së sotme për, Andrea Halilin, ish truprojën e ministres së arsimit, Lindita Nikolla, I cili mori 6 mijë euro rryshfet nga dy persona për ti punësuar në arsim.
Ndaj, Andrea Halilit, rëndon akuza e ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksione publike.
34 vjeçari ,Andrea Halili, është denoncuar në polici nga shtetasi Bujar.M , i cili pretendon se Halili i ka marrë 3 mijë euro për ti futur gruan në punë në një shkollë në fshatrat e Korçës.
Në momentin që, Bujar .M, ka kuptuar se është mashtruar ka bërë kallëzimin në polici, ndërsa në përfundim të hetimeve rezultoi se, Andrea Halili, me të njëjtën skeme kishte mashtruar edhe një person tjetër.
Sigal