Korçë/ Rrëzohet autobuzi me mësues, dëmtohen 6 persona

454
Një autobuz i cili po transportonte mësuesit nga fshati i Ormanit është rrëzuar në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshtatit Bleorta. Burime zyrtare të policisë thanë se si pasojë e aksidentit, 6 persona kanë marrë dëmtime të lehta në trup. Ata janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po heton për shkaqet e aksidentit. Një aksident që për pak sa nuk ka qenë fatal, por fatmirësisht nuk ka viktima apo të plagosur rëndë.
Sigal