Korçë, mori peng një person për borxhin e të vëllait, arrestohet efektivi i policisë

540
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHÇBA, ka vënë në pranga një efektiv ë policisë së Korçës cili akuzohet se së bashku me të vëllanë kanë marrë peng një person për shkak të borxhit që u kishte ky i fundit.
Klement Karafili, oficer i patrullës së përgjithshme në Policinë e Korçës dhe vëllai i tij, Eglantin Karafili akuzohen nga shtetasi me inicialet J.Q. se e kanë marrë me forcë, e kanë dhunuar dhe kërcënuar me jetë. Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një borxh që shtetasi J.Q i ka shtetasit Eglantin Karafili, vëllai i efektivit të policisë.
Shtetasit Klement dhe Eglantin Karafili akuzohen për “heqje të paligjshme të lirisë”.
Sigal