Sigal

Një shtetas ka humbur jetën, teksa është djegur në mjetin e tij, që kishte marrë flakë në ecje, pak para mesnatës në qytetin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Gjergji Babu, 39 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e djegies, duke dalë me vonesë nga mjeti. Ngjarja dyshohet si aksidentale.

Njoftimi policisë

Më datë 19.10.2018 rreth orës 23:56, në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve, dyshohet se gjatë ecjes, ka marrë flakë mjeti tip “Benz” me targa AA 911 HJ.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e djegies, duke dalë me vonesë nga mjeti.

Në vendngjarje, ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja, ku është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për përcaktimin e  shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.