Korçë, makina përplas për vdekje të moshuarin

433
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec. Aksidenti ndodhi tek vendi i njohur si “Kryqëzimi i Maliqit”, pranjë një karburanti. Nga raportimet e para mësohet se një automjet tip “Benz” me targa AA 445 BL që drejtohej nga Tomorr Çaushi ka përplasur një të moshuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Sigal