Korçë, makina përplas për vdekje një këmbësor

413
Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në Korçë, pasi u përplas nga një automjet. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në Unazën e qytetit, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ndërkohë ekspertë të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Sigal