Korçë/ Kthyen konviktin në bazë droge, arrestohet 18 persona

395
KORÇE – Sekuestrimi i një sasie prej 1.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroine, një sasie kokaine, një sasie Canabisi dhe arrestimi 18 personave.
Ky është bilanci i operacionit të koduar” Konvikti” i realizuar mesditën e sotme nga sektori kundër narkotikeve në policinë e Korçës.
Mësohet se lënda narkotike fshihej në nga ambientet e ish-konviktit ku sot jetojnë familje të pastreha. Konvikti ndodhet pranë shkollës “Demokraci” në qytetin juglindor, që njihet si një zonë problematike.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një bazë të grumbullimit të lëndës narkotike.
Ende nuk ka të dhëna nga policia për identitetin e personave të arrestuar, ndërsa mësohet se këta ishin nën hetim prej muajsh 
Sigal