Korçë/ Kontrolle në burgje, kapen 22 doza kanabis dhe 4 celularë

431
Sigal

22 doza kanabis dhe 4 telefona janë kapur nga policia mëngjesin e sotëm.

Materialet u sekuestruan pas  tentativës së një të burgosuri për t’i marrë me vete në qeli.

I burgosuri, i cili po kthehej nga leja për në qeli tentoi t’i fshihte dozat e kanabisit duke i gëlltitur mirëpo nuk ia ka arritur dot t’ju shpëtoi kontrollit të policëve.

Sipas burimeve droga të dënuarit iu gjet pas ekos së bërë në burgun e Korçës, ndërkohë pas kontrolleve në qeli, të burgosurit me iniciale B.L, iu gjetën 4 celular.