Korçë/ Kapet me drogë, arrestohet 23 vjeçari

477
Sektori kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në sajë të një operacioni antidrogë të koduar “Doza e fundit”, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë 23 vjeçarin Avdyl Meko.
Burime nga policia bëjnë të ditur se pas kontrollit fizik, të ushtruar ndaj 23 vjecarit, banues në fshatin Drithas Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 32 gram lëndë narkotike e dyshuar si “Cannabis Sativa” dhe 1 aparat telefonik celular.
Policia po vazhdon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet do i kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë,për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sigal