Korçë/ Kapet me 34 kg kanabis në makinë, arrestohet 27-vjeçari

494
Policia e Pikës Kufitare e Kapshticës në bashkëpunim me Sektorin kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Korçë, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të një 27-vjeçari, me 34 kg drogë, i cili po tentonte largimin nga Shqipëria. 
Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Rigels Kushe, banues në Tiranë u arrestua gjatë mbrëmjes së djeshme, ku pas një kontrolli u konstatua se në gomat rezervë të automjetit kamion tip “Volvo”me targë AA763EL, në pronësi të tij, iu gjet 34 kg e 980 gr, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. 
Sasia e drogës ishte e paketuar nga 27-vjeçari në 65 pako të mbështjella me letër natribani që dyshohet nga era, ngjyra dhe forma, të jenë të ngjashme me atë të lëndës narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu pas kontrollit policia i ka sekuestruar 27-vjeçarit Kushi edhe 2 aparate celularë, si dhe 150 euro. Materialet i kaluan, Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ‘’Trafikim i lëndëve narkotike‘’.
Sigal