Korçë – Kapen me mallra kontrabandë, Policia Kufitare procedon 2 persona

393
Sigal

Korçë – Kapen me mallra kontrabandë, Policia Kufitare procedon 2 persona
Policia Kufitare e Korçës nisi procedimin penal për shtetasin A.M., 24 vjeç dhe shpalli në kërkim shtetasin P.T. 27 vjeç, nga fshati Gollomboç, i Korçës.
Rreth orës 23:20 të një nate më parë, patrulla e Policisë Kufitare e Postës së Pustecit, në rrugën nacionale Gorricë – Korçë, konstatoi një automjet dhe i bëri shenjë të ndalonte, por mjeti nuk është bindur.Patrulla e Policisë Kufitare u vu në ndjekje dhe bllokoi makinën me targa të huaja të braktisur në fshatin Diellas, Pustec. 
Brenda automjetit u gjetën mallra të ndryshme ushqimore, për të cilat paguhet akcizë.
Dy personat akuzohen për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjera” parashikuar nga neni 174, si dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, parashikuar nga neni 242 i Kodit Penal.
Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka të implikuar të tjerë në këtë veprimtari.