Korçë: Iu gjetën në banesë 700 kg kanabis dhe 2 automatikë, arrestohen poseduesit

407
Policia e Korçës ka finalizuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes operacionin anti¬kanabis, me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme droge dhe disa armë zjarri. Sipas policisë rajonale, aksioni është zhvilluar në fshatin Velçan dhe gjatë tij është arrestuar poseduesi i narkotikëve dhe armëve, emri i të cilit nuk bëhet me dije. Gjithsej janë sekuestruar 700 kg drogë e llojit kanabis sativa, ndërsa armët e bllokuara janë 2 automatikë dhe një pushkë.
Sigal