Korçë/ I riu rrihet me sende të forta në një lokal

150

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Korçës. Një i ri është plagosur me sende të forta në një lokal.

Një person është paraqitur në një lokal të qytetit me dëmtime në kokë. Policia bën me dije se personi i gjymtuar dyshohet se është gjuajtur me sende të forta në një nga baret e qytetit juglindor.

I plagosuri është në gjendje të rëndë, ndërsa dëshmia e tij mbetet ende e paqartë për policinë. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton rastin.