Korçë: I mituri dëmton kokën në pishina, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

545
Një i ri është aksidentuar dhe ka rënë me kokë në një kompleks pishinash, në rrethin e Korçës. Burime nga policia lokale thanë se, dje në lagjen nr 17, të qytetit të Korçës, në një kompleks pishinash i mituri me inicialet A. T., 9 vjeç, aksidentalisht është penguar dhe ka rënë nga disa shkallë. Për pasojë 9-vjeçari, ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës, për “Ngjarje aksidentale”.
Sigal