Korçë, i dënuari nuk kthehet në burg pas lejes 3-ditore

525
Një person i dënuar në burgun e Korçës, të cilit i ishte dhënë 3 ditë leje dhe që duhej të kthehej sot, nuk është paraqitur në institucionin e vuajtjes së dënimit. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Begator Mustafa, i cili është dënuar nga gjykata për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”. Autoritetet e burgut kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka shkuar në shtëpinë e tij dhe nuk e ka gjetur. Familjarët e Mustafës kanë mohuar të kenë dijeni për vendndodhjen e tij, duke menduar se duhej të ishte kthyer në burg pas lejes së dhënë.
Sigal