Korçë/ Humbën jetën dy kushërinjtë, procedohen penalisht dy persona

382
Policia e Korçës ka vijuar me verifikimet, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Qatrom, në të cilën u mbytën dy kushërinj. Procedohen penalisht Administratori i Shoqërisë, e cila ka shfrytëzuar tokën, gjithashtu ish-Kryetari i Komunës Drenovë, si edhe Administratori i kësaj Njësie Administrative, për shpërdorim detyre. Në vijim të hetimeve të kryera, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.08.2016, në fshatin Qatrom, në të cilën humbën jetën shtetasit A.T dhe R.T, duke u mbytur në vendin e quajtur Gropa e Danielit, ju sqarojmë se :
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin për veprën penale:“Shpërdorimi i tokës ndaj shtetasit: 

V.K, 53 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Administrator i një shoqërie private në fushën e qeramikës.  Nga verifikimet e kryera kjo shoqëri, ka rezultuar me mangësi në dokumentacionin e paraqitur, si edhe në mënyrën e shfrytëzimit të tokës, pikërisht në gropën ku humbën jetën, dy kushërinjtë.
Gjithashtu ka filluar procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale Shpërdorimi i detyrës në ngarkim të shtetasve :
F.S, 57 vjeç, banues në Korçë, me detyrë ish-Kryetar i Komunës Drenovë dhe
M.M, 31 vjeç, banues në fshatin Qatrom, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Drenovë.
Shtetasit e lartpërmendur, duke qenë me detyrë ish- Kryetar dhe Administrator, dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme, për kontrollin e aktivitetit të ushtruar, në territorin e kësaj njësie. Materialet për veprime të mëtejshme hetimore, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
Policia e Korçës ka vijuar me verifikimet, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Qatrom, në të cilën u mbytën dy kushërinj. Procedohen penalisht Administratori i Shoqërisë, e cila ka shfrytëzuar tokën, gjithashtu ish-Kryetari i Komunës Drenovë, si edhe Administratori i kësaj Njësie Administrative, për shpërdorim detyre .
Në vijim të hetimeve të kryera, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.08.2016, në fshatin Qatrom, në të cilën humbën jetën shtetasit A.T dhe R.T, duke u mbytur në vendin e quajtur Gropa e Danielit, ju sqarojmë se :

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin për veprën penale:“Shpërdorimi i tokës ndaj shtetasit:
V.K, 53 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Administrator i një shoqërie private në fushën e qeramikës.
Nga verifikimet e kryera kjo shoqëri, ka rezultuar me mangësi në dokumentacionin e paraqitur, si edhe në mënyrën e shfrytëzimit të tokës, pikërisht në gropën ku humbën jetën, dy kushërinjtë.

Sigal