Korçë, grabiti banesen e të moshuarit, arrestohet 22 vjeçari, emri

503
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të grabitjes së banesës së 78-vjeçarit H.Sh., më 11 mars në fshatin Biranj të Korçës.
Llambi Vako ka vjedhur në banesë një sasi eurosh, lekësh dhe sendesh të tjera.
22-vjeçari, banues në Korçë, e ka kryer grabitjen në bashkëpunim me persona të tjerë, që nuk janë identifikuar ende nga policia.
Sipas njoftimeve, hajdutët kanë hyrë në banesën e të moshuarit duke thyer derën kryesore.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim.
Sigal