Korçë, dy adoleshentë dyshohet se janë mbytur në rezervuar

463
Dy të mitur janë denoncuar të zhdukur në Policinë e Korçës dhe prindërit e tyre dyshojnë se ata janë mbytur në një rezervuar, i cila ndodhet mes fshatrave Qatrom dhe Polem. Sipas burimeve të policisë dhe familjarëve të tyre, adoleshentët (18-19 vjeç) dyshohet se ata janë mbytur në rezervuarin e fshatit Qatrom. Ata janë kushërinj me njëri-tjetrin dhe mendohet se janë futur për t’u larë paraditen e sotme, por dëshmitarë thonë se ata nuk kanë dalë më prej andej. Policia po vijon akoma kërkimet në rezervuarin e fshatit Qatrom për dy djemtë 18 dhe 19-vjeçarë, që quhen Berti dhe Rei Tahirllari. Në ndihmë të policisë janë edhe fshatarë të zonës. Në anë të rezervuarit kanë mbetur veshje dhe atlete të dy të rinjve.
Sigal