Korçë, digjet makina e emigrantit

475
Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Belorta të Korçës. Makina rezulton në pronësi të 26-vjeçarit me iniciale D.D., i cili ishte emigrant në Greqi dhe ishte parkuar në afërsi të banesës së tij ne fshat.
“Nga të dhënat e para, si edhe ekspertiza e kryer në vendngjarje, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme,”-raportojnë ekspertët e policisë nga vdnengjarja. Ndërkohë polcia po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Sigal