Korçë: Dhunonte vazhdimisht gruan, në pranga 58-vjeçari

443
Arrestohet në flagrancë një shtetas, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Arrestimi i Sotiraq Mitre, 58 vjeç u bë pasi, ky shtetas në banesën e tij, ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike, (duke e goditur me grushta në fytyrë) ndaj bashkëshortes së tij, shtetases B. M, 48 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.
Sigal