Sigal

Një ngjarje në një familje në Korçë, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.

Ka qenë babai, që ka sulmuar dhe plagosur me thikë djalin e tij.

Ngjarja, sipas të dhënave paraprake, mësohet se ka ndodhur në familjen Sulejmani.

Babai, Ylli Sulejmani, për motive ende të pazbardhura dhe në rrethana të paqarta, ka goditur të birin e tij, Reanto Sulejmani, me thikë në qafë.

Ndërsa agresori është shoqëruar në komisariat, i biri i tij, Renato Sulejmani, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.