Korçë, babai i dehur, plagos me armë zjarri të birin

69
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Pojan të Korçës. Babai ka qëlluar me armë zjarri të birin, duke e plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15, ndërsa mësohet se babai, ende i paidentifikuar, ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka qëlluar mbi të birin. Edhe pse shkaqet e plagosjes nuk dihen, burimet policore bëjnë me dije se djali ndodhet në gjendje të rëndë.